Po shfaqen postimet me emërtimin gatime tradicionale. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin gatime tradicionale. Shfaq të gjitha postimet

e shtunë, 4 shtator 2010

Sallate me veze dhe djathe

Perberesit per 4 persona:

  •  2 filxhan caji me djathe te grire (kackavall ose i bardhe sipas deshires)
  • 4 veze te ziera fort, te prera ne kubike te vegjel
  • gogozhare (domateje, spece ose kastraveci sipas deshires tuaj)
  • 1/2 filxhan caji majonez
  • 1 lug caji mustard
  • kripe dhe piper ( sasia sipas deshires)
Pergatitja
I perziejme 5 perberesit e pare ne nje tas derisa te na krijohet nje mase homogjene. Ne fund i sperkasim me kripe dhe piper. Ju befte mire!

e mërkurë, 21 korrik 2010

Qofte me spinaq

Perberesit:
  • 1 kg spinaq( te jete i zier dhe i kulluar paraprakisht)
  • 4 qepe te njoma te grira
  • koper 
  • kripe 
  • piper
  • 4 veze
  • 10 luge gjelle miell
  • 1 filxhan kafeje djath  kackavall  i grire
  • vaj
 Pergatitja
Grijme ne nje ene spinaqin e zier dhe te kulluar paraprakisht. Me pas shtojme, te spinaqi edhe qepet e grira, koper te grire, vezet , miellin, djathin kackavall, kripen dhe piperin (Kujdes: jo Vajin). I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te krijohet nje mase kompakte. Ky eshte edhe brumi qe na nevojitet per qoftet. Vendosim ne zjarr nje tenxhere fundin e te ciles e kemi mbushur me vaj dhe e leme vajin te nxehet. Shkepusim nga brumi masa me madhesine normale te qofteve, i lyejm me miell dhe pasi te sigurohemi qe vaji eshte nxehur, fillojme te skuqim qoftet. Qoftet jane skuqur kur kane marre nje ngjyre kafe te arte. (Skuqja mund te kryhet edhe ne tigan).

e shtunë, 17 korrik 2010

Byrek me domate dhe salmon

Byrek me domate dhe salmon

Përbërësit për katër persona :
200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë

Pregatitja
Domatet  pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë  të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Futini në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

e enjte, 8 korrik 2010

OKTAPOD ME SALCE TE BARDHE

Perberesit per 4 persona:
  •  Oktapod 1 kg
  • krem Hopla 3 luge gjelle
  • 1/2 luge gjelle gjalp
  • leng limoni per te vendosur oktapodin
Pergatitja:
Para se ti skuqim oktapodet i vendosim ne uje me limon per 2-3 ore.Pasi i kemi hequr nga uji i thajme me beze dhe i vendosim ne tigan ku kemi shrire gjalpin. I leme aty deri sa te skuqen dhe te marrin formen e nje kerpudhe.Pastaj hedhim salcen pak kripe dhe fara djegese(sipas deshires) dhe i leme derisa te krijohet nje mase e njetrajtshme. Serviren me sallate jeshile dhe vere te bardhe.
JU BEFTE MIRE!

e hënë, 5 korrik 2010

Ferges Tirane



Perberesit



- domate 4-5 kokrra mesatare
- speca 10 copë mesatare
- vaj 2 filxhanë kafeje
- miell 1 lugë gjelle
- vezë 2 kokrra
- hudhra 4-5 thelpinj
- gjizë 4-5 lugë gjelle
- spec djegës (sipas dëshirës)

Pergatitja per 4 vete:

Pasi u eshte hequr bishti dhe farat, specat lahen dhe skuqen. Në vajin qe ngelet hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaverdisen derisa masa të trashet (te behet viskoze), hiqen nga zjarri dhe shtohen vezët, speci djegës, majdanozi i grirë hollë, gjiza ose djathi. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

e diel, 4 korrik 2010

Buke e thekur me veze!!!!!!!!!!

Përbërësit për 4 persona

  • 4 kokrra veze
  • 4-7 feta bukè
  • vaj (sipas nevojes)
  • krip (sipas nevojes)
  • qumesht
  • tigan
  • pirun
  • tas porcelani

Udhëzime per pergatitjen

Marrim tasin e porcelanit , hedhim vezèt nje e nga nje duke i rrahur,, hedhim kripè sipas deshires edhe duhet kontrolluar sasia,mos i hidhni me tepricè ben dèm per veshkat:)
Vezet me kripen i rrahin deri sa te behen nje,,,hedhim qumesht 2 lugè,, i rrahim,, nderkohe qè i rrahim vezèt vèmè ne zjarr mesatar tiganin me vaj,, ngrohet vaji,, marrim bukèn dhe fetat e bukès i kalojme ne vezè nga te 2 anèt,, i vèmè ne tiganin me vaj i lèmè deri sa te marrin nje siperfaqe te kuqe.
Nje nga menyrat per te nisur nje mengjes plot energji,ju befte mire.

e shtunë, 3 korrik 2010

Pingjire...embelsire e qytetit korcar!

Përbërësit per 3 vete:

* 7 veze
* 200 gr sheqer
* 235 gr miell
* kakao 1 luge
* 150 l vaj
* sode 1 luge kafeje
* kos 1 litër

Pergatitja

Ne nje ene te thelle hedhim vezet i ndajm te verdhen nga bardha dhe i rrahim, me pas i shtojme dhe te verdhat e vezeve i perziejm mire dhe hedhim sheqerin, me pas shtojm vajin i perziejm dhe shtojme miellin me pas hedhim soden dhe kakaon dhe ne fund hedhim dhe kosin. Pjekja behet per 45 minuta ne nje temperature furre rreth 230 grade!