Po shfaqen postimet me emërtimin byrek. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin byrek. Shfaq të gjitha postimet

e hënë, 20 dhjetor 2010

Byrek me rrush te thate!

Perberesit

  • 5 te Bardha veze
  • 1 gote e gjysem me stafidhe(rrush i thate)
  • 2 molle jeshile ose starkinge
  • 1gote uji arra
  • 50 gr gjalpe
  • 6 pete byreku te gatshme (nese keni deshire petet mund ti beni dhe vete)
  • 2 luge gjelle sheqer
  • Kanelle sipas deshires
  • 50 gr cokollate

Pergatitja
Shtroni petet dhe fillojini t'i prisni me shirita me nje trashesi sipas deshires ( trashesia duhet te llogaritet mire pasi kur te palosen nuk duhet qe mbushja te dali jashte). Shkrini gjalpin dhe me gjalpin e shkrire filloni te lyeni shiritat e peteve.Grini mollet ne rende. Filloni te shtroni siper shiritiva arrat, mollet e grira, rrushin e thate dhe cokollaten.Filloni te mbeshtillni shiritat duke bere kujdes qe te mos lini hapsira nga ku mund te dal mbushja. Ne nje ene filloni te perzieni te bardhat e vezeve me sheqerin dhe kanellen derisa te krijohet nje mase homogjene, mepase filloni te lyeni byrackat me kete mase. Pasi te keni lyer byreckat vendosini ne nje tepsi te lyer me pak gjalp dhe lerini te piqen ne nje temperature 200°C.

e shtunë, 17 korrik 2010

Byrek me domate dhe salmon

Byrek me domate dhe salmon

Përbërësit për katër persona :
200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë

Pregatitja
Domatet  pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë  të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Futini në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.