Po shfaqen postimet me emërtimin si te gatuajm. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin si te gatuajm. Shfaq të gjitha postimet

e mërkurë, 21 korrik 2010

Qofte me spinaq

Perberesit:
  • 1 kg spinaq( te jete i zier dhe i kulluar paraprakisht)
  • 4 qepe te njoma te grira
  • koper 
  • kripe 
  • piper
  • 4 veze
  • 10 luge gjelle miell
  • 1 filxhan kafeje djath  kackavall  i grire
  • vaj
 Pergatitja
Grijme ne nje ene spinaqin e zier dhe te kulluar paraprakisht. Me pas shtojme, te spinaqi edhe qepet e grira, koper te grire, vezet , miellin, djathin kackavall, kripen dhe piperin (Kujdes: jo Vajin). I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te krijohet nje mase kompakte. Ky eshte edhe brumi qe na nevojitet per qoftet. Vendosim ne zjarr nje tenxhere fundin e te ciles e kemi mbushur me vaj dhe e leme vajin te nxehet. Shkepusim nga brumi masa me madhesine normale te qofteve, i lyejm me miell dhe pasi te sigurohemi qe vaji eshte nxehur, fillojme te skuqim qoftet. Qoftet jane skuqur kur kane marre nje ngjyre kafe te arte. (Skuqja mund te kryhet edhe ne tigan).

e enjte, 8 korrik 2010

OKTAPOD ME SALCE TE BARDHE

Perberesit per 4 persona:
  •  Oktapod 1 kg
  • krem Hopla 3 luge gjelle
  • 1/2 luge gjelle gjalp
  • leng limoni per te vendosur oktapodin
Pergatitja:
Para se ti skuqim oktapodet i vendosim ne uje me limon per 2-3 ore.Pasi i kemi hequr nga uji i thajme me beze dhe i vendosim ne tigan ku kemi shrire gjalpin. I leme aty deri sa te skuqen dhe te marrin formen e nje kerpudhe.Pastaj hedhim salcen pak kripe dhe fara djegese(sipas deshires) dhe i leme derisa te krijohet nje mase e njetrajtshme. Serviren me sallate jeshile dhe vere te bardhe.
JU BEFTE MIRE!

e shtunë, 3 korrik 2010

Pingjire...embelsire e qytetit korcar!

Përbërësit per 3 vete:

* 7 veze
* 200 gr sheqer
* 235 gr miell
* kakao 1 luge
* 150 l vaj
* sode 1 luge kafeje
* kos 1 litër

Pergatitja

Ne nje ene te thelle hedhim vezet i ndajm te verdhen nga bardha dhe i rrahim, me pas i shtojme dhe te verdhat e vezeve i perziejm mire dhe hedhim sheqerin, me pas shtojm vajin i perziejm dhe shtojme miellin me pas hedhim soden dhe kakaon dhe ne fund hedhim dhe kosin. Pjekja behet per 45 minuta ne nje temperature furre rreth 230 grade!