Po shfaqen postimet me emërtimin spinaq. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin spinaq. Shfaq të gjitha postimet

e shtunë, 21 gusht 2010

Vetite kuruese te spinaqit

1. Spinaq përmban kolin dhe inositol, substanca këto që ndihmojnë për të parandaluar aterosklerozën apo trashjen dhe forcim të arterieve.
   
2. Spinaqi ndihmon n
ë stabilizimin e sheqerit në gjak te diabetikët. Bëni një pije me disa grushte  spinaq, shtoni 3 gota e ujit. Vendoseni në zjarr të ulët për një orë. Pastaj shtridheni. Merrni ½ filxhan dy herë në ditë.
   
3. Spinaqi është i ngarkuar me flavonoid që funksionon si antioksidant dhe agjent antikancerogjen
   
4. Spinaqi përmban karotenoid që lufton kancerin .
   
5. Spinaqi është një burim i pasur i vitaminave C dhe A
   
6. Spinaqi është një perim anti-plakjeje.
   
7. Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës K, e cila ndihmon në formimin e substancave të gjakut të kërkuara për koagulimin e tij.
Spinaqi është gjithashtu i dobish
ëm në rastet e mëposhtme: Anemia, tumoret, kapsllëk, pagjumësi, Shëndoshje, pezmatim nervi (pezmatimi i nervave), lodhje nervore, presionin e lartë të gjakut, Bronkit, kancer në zorrën e trashë, kanceri i prostatës, kanceri i gjirit, Osteoporozën, mostretje (tretjes kronik ), Gjithashtu ndihmon në kurimin e sëmundjeve të veshkave, fshikëzës dhe mëlçisë.

e mërkurë, 21 korrik 2010

Qofte me spinaq

Perberesit:
  • 1 kg spinaq( te jete i zier dhe i kulluar paraprakisht)
  • 4 qepe te njoma te grira
  • koper 
  • kripe 
  • piper
  • 4 veze
  • 10 luge gjelle miell
  • 1 filxhan kafeje djath  kackavall  i grire
  • vaj
 Pergatitja
Grijme ne nje ene spinaqin e zier dhe te kulluar paraprakisht. Me pas shtojme, te spinaqi edhe qepet e grira, koper te grire, vezet , miellin, djathin kackavall, kripen dhe piperin (Kujdes: jo Vajin). I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te krijohet nje mase kompakte. Ky eshte edhe brumi qe na nevojitet per qoftet. Vendosim ne zjarr nje tenxhere fundin e te ciles e kemi mbushur me vaj dhe e leme vajin te nxehet. Shkepusim nga brumi masa me madhesine normale te qofteve, i lyejm me miell dhe pasi te sigurohemi qe vaji eshte nxehur, fillojme te skuqim qoftet. Qoftet jane skuqur kur kane marre nje ngjyre kafe te arte. (Skuqja mund te kryhet edhe ne tigan).