Po shfaqen postimet me emërtimin Albanian cuisine. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Albanian cuisine. Shfaq të gjitha postimet

e shtunë, 27 nëntor 2010

Sallate Spinaqi me pancete!

Perberesit
  • 3 veze te ziera
  • 7 feta te holla pancete
  • 1 kokerr e vogel qepe e kuqe
  •  3 luge vaj ulliri
  • 300 gr spinaq
  • 150 gr kerpudha
  • 3 luge gjelle yndyre (perdorni ynderen e pancetes kur ta skuqni)
  • 3 luge uthull e kuqe (ne vend te uthulles mund te hidhni vere per gatim)
  • 2 luge caji sheqer
  • 1 maje luge kripe
Pergatitja
Filloni te zieni e vezet dhe pasi te jene zier, qerojini dhe lerini te ftohen. Pasi te jene ftohur pritini ne rrathe.Ne nje tigan vendosni fetat e pancetes dhe skuqeni deri sa te marre ngjyre te arte.Pasi te jene skuqur , hiqini nga zjarri dhe yndyren e mbetur mos e hidhni, panceten lereni te ftohet pake dhe filloni ta prisni ne copa me te vogla. Prisni qepen ne rrathe ose kubik dhe shojeni ne nje tigan me pak vaj ulliri, po ashtu shtoni dhe kerpudhat. Vendoseni tiganin ne zjarr  dhe lereni qepen e kerpudhat te skuqen duke i kaurdisur here pas here. Pasi te jene skuqur hiqini nga zjarri dhe vendosini ne nje pjate. Lani dhe pastroni spinaqin. Nese spinaqi eshte me flete te medha pritini flete ne madhesin e deshiruar.Spinaqin hidheni ne pjate sallate. Filloni te pergatisni salcen e pancetes. Yndyren e ruajtur te pancetes perzijeni me sheqerin dhe uthullen, lerini derisa te filloj te krijohet nje mase e karamelizuar  ne zjarr te mesem (kujdes me sheqerin te mos te ngjisi dhe te mos karamelizohet shume). Te tasi ku keni vendosur spinaqin vendosni panceten, vezet, kerpudhat dhe shtoni edhe salcen e pancetes. Ne fund sperkateni me pak kripe dhe perzijeni. Nese deshironi mund te shtoni edhe djath kackavall ose te bardhe.

e martë, 26 tetor 2010

Tullumba!

Tullumbat nje nga embelsirat me te shijshme ne te gjithe Ballkanin. Ja tek eshte receta!
Perberesit per brumin:
1/2 l uje
100 ml vaj
300 g miell
6 veze
 Pergatitja e brumit:
Zieni ujin sebashku me vajin. Uleni zjarrin dhe filloni te hidhni miellin duke e trazuar njekohesisht. Hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni ta trazoni deri sa te perfitoni nje mase te njetrajtshme(Homogjene). Lereni te ftohet pak dhe me pas hidhni vezet nje nga nje duke i trazuar njekohesisht. Eshte e rendesishme qe kur te hidhni cdo veze te trazoni masen. Masen e krijuar pas hedhjes se vezeve hidheni ne qesen e pasticeris me maje yll. Format e krijuara vendosini te piqen ne furre , te cilen e kemi parangrohur ne 180 grade. Pjekja quhet realizuar kur tullumbat kane marre ngjyre te verdhe te arte.
Perberesit per sherbetin:
1 kg sheqer
1/2 l uje
2 bustina sheqer pluhur
Pergatitja e sherbetit:
Vendosim per te zier 100 ml uje. Ne nje ene tjeter vendosim 100g sheqer dhe fillojme te nxehim enen dhe te shkrijme sheqerin deri sa te filloj te karamelizohet. Ujin qe kishim vene per te zier e hedhim me kujdes ne enen me sheqer te shkrire(KUJDES: uji duhet te jete i zier , perndryshe po ishte i ftohte kur ta hidhni te ena me sheqerin e shkrire , sheqeri do filloj te kercasi dhe ka rrezik t'ju demtoj.Nese nuk e beni dot kete, atehere anashkalojeni kete faze dhe pergatiteni thjeshte duke i perzier qe te dyja qe prej fillimit ne te njejten ene.)
Pjesen e mbetur te sheqerit dhe ujit pergatitini njelloj si sherbetin e bakllavase, pasi ta keni pergtitur shtoni sherbetin e karamelizuar te pergatitur me perpara dhe perzijeni mire. Pasi ta keni kryer dhe perzierjen , nderkohe qe sherbeti eshte ende i ngrohte shtoni ne te tullumbat dhe lereni per 12 ose 24 ore. Me pas nxirrini dhe servirini te ftohte.
Ju befte mire!  Dasma e Edi Rames. Foto te dasmes se Edi Rames

e shtunë, 4 shtator 2010

Sallate me veze dhe djathe

Perberesit per 4 persona:

  •  2 filxhan caji me djathe te grire (kackavall ose i bardhe sipas deshires)
  • 4 veze te ziera fort, te prera ne kubike te vegjel
  • gogozhare (domateje, spece ose kastraveci sipas deshires tuaj)
  • 1/2 filxhan caji majonez
  • 1 lug caji mustard
  • kripe dhe piper ( sasia sipas deshires)
Pergatitja
I perziejme 5 perberesit e pare ne nje tas derisa te na krijohet nje mase homogjene. Ne fund i sperkasim me kripe dhe piper. Ju befte mire!

e shtunë, 31 korrik 2010

Krah pule me spinaq dhe djath!

Perberesit per 6 veta:                                                         
  • 1 filxhan me djathë të grirë imtësisht
  • 1 filxhan me djathë kackavall
  •   cerek lugë çaji kripë
  •   cerek lugë çaji hudher pluhur
  • cerek lugë çaji piper i zi
  •   spinaq i grire
  • 1 koker vezë
  • 6 copa krah pule
  •   gjysem filxhan caji verë të bardhë

Përgatitja:

Për të përgatitur mbushjen përzieni 7 përbërësit e parë. Ngrohini në temperaturën 350 gradë.Ndajini copat e mishit të pulës në dy pjesë dhe hidhni në mes të masën e përgatitur. Mbështillini, spërkatini me verë dhe mbështillini me letër kuzhine.Vërini të piqen në temperaturën 350 gradë për 30 min duke i spërkatur herë pas here copat e mishit me verë. Këshillohet që të spërkatet dhe pjata ku do të serviret mishi me pak verë (për 6 persona)

e mërkurë, 21 korrik 2010

Qofte me spinaq

Perberesit:
  • 1 kg spinaq( te jete i zier dhe i kulluar paraprakisht)
  • 4 qepe te njoma te grira
  • koper 
  • kripe 
  • piper
  • 4 veze
  • 10 luge gjelle miell
  • 1 filxhan kafeje djath  kackavall  i grire
  • vaj
 Pergatitja
Grijme ne nje ene spinaqin e zier dhe te kulluar paraprakisht. Me pas shtojme, te spinaqi edhe qepet e grira, koper te grire, vezet , miellin, djathin kackavall, kripen dhe piperin (Kujdes: jo Vajin). I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te krijohet nje mase kompakte. Ky eshte edhe brumi qe na nevojitet per qoftet. Vendosim ne zjarr nje tenxhere fundin e te ciles e kemi mbushur me vaj dhe e leme vajin te nxehet. Shkepusim nga brumi masa me madhesine normale te qofteve, i lyejm me miell dhe pasi te sigurohemi qe vaji eshte nxehur, fillojme te skuqim qoftet. Qoftet jane skuqur kur kane marre nje ngjyre kafe te arte. (Skuqja mund te kryhet edhe ne tigan).

e shtunë, 17 korrik 2010

Byrek me domate dhe salmon

Byrek me domate dhe salmon

Përbërësit për katër persona :
200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë

Pregatitja
Domatet  pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë  të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Futini në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.