Po shfaqen postimet me emërtimin embelsira shqiptare. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin embelsira shqiptare. Shfaq të gjitha postimet

e martë, 26 tetor 2010

Tullumba!

Tullumbat nje nga embelsirat me te shijshme ne te gjithe Ballkanin. Ja tek eshte receta!
Perberesit per brumin:
1/2 l uje
100 ml vaj
300 g miell
6 veze
 Pergatitja e brumit:
Zieni ujin sebashku me vajin. Uleni zjarrin dhe filloni te hidhni miellin duke e trazuar njekohesisht. Hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni ta trazoni deri sa te perfitoni nje mase te njetrajtshme(Homogjene). Lereni te ftohet pak dhe me pas hidhni vezet nje nga nje duke i trazuar njekohesisht. Eshte e rendesishme qe kur te hidhni cdo veze te trazoni masen. Masen e krijuar pas hedhjes se vezeve hidheni ne qesen e pasticeris me maje yll. Format e krijuara vendosini te piqen ne furre , te cilen e kemi parangrohur ne 180 grade. Pjekja quhet realizuar kur tullumbat kane marre ngjyre te verdhe te arte.
Perberesit per sherbetin:
1 kg sheqer
1/2 l uje
2 bustina sheqer pluhur
Pergatitja e sherbetit:
Vendosim per te zier 100 ml uje. Ne nje ene tjeter vendosim 100g sheqer dhe fillojme te nxehim enen dhe te shkrijme sheqerin deri sa te filloj te karamelizohet. Ujin qe kishim vene per te zier e hedhim me kujdes ne enen me sheqer te shkrire(KUJDES: uji duhet te jete i zier , perndryshe po ishte i ftohte kur ta hidhni te ena me sheqerin e shkrire , sheqeri do filloj te kercasi dhe ka rrezik t'ju demtoj.Nese nuk e beni dot kete, atehere anashkalojeni kete faze dhe pergatiteni thjeshte duke i perzier qe te dyja qe prej fillimit ne te njejten ene.)
Pjesen e mbetur te sheqerit dhe ujit pergatitini njelloj si sherbetin e bakllavase, pasi ta keni pergtitur shtoni sherbetin e karamelizuar te pergatitur me perpara dhe perzijeni mire. Pasi ta keni kryer dhe perzierjen , nderkohe qe sherbeti eshte ende i ngrohte shtoni ne te tullumbat dhe lereni per 12 ose 24 ore. Me pas nxirrini dhe servirini te ftohte.
Ju befte mire!  Dasma e Edi Rames. Foto te dasmes se Edi Rames

e martë, 5 tetor 2010

Kek me Karrota

Perberesit per 4 persona
  • sheqer 300gr
  • veze 3 kokrra
  • karrota 300gr
  • 2 lug vaj (luledielli ose misri)
Pergatitja
 Grijme karrota ne nje grirese deri sa te fitojme nje mase viskoze si pure. Ne  nje ene perziejme sheqerin me vezet. I perziejme derisa te fitojme nje mase homogjene, shtojme dy luge vaj dhe vazhdojme perzierjen. Ne fund shtojme puren e karrotave dhe i perziejme per te fundit here derisa te kemi perftuar nje mase vizkoze dhe homogjene. Te gjithe masen e hedhim ne nje tave keku dhe e vendosim ne furre ne 180 grade per 30-45 minuta.Ne perfundim pasi keku te jete gati mund ta sperkatni me sheqer pluhur.
Ju befte mire. Fotot e Marteses te Edi Rames dhe Linda Bashes.Dasma e Edi Rames

e enjte, 23 shtator 2010

Zup...mmmmm

Perberesit:
2 litra qumesht
1 pako biskota pettit bourrie
1 pako buding me shije vanilje
1 pako buding me shije cokollate
4 luge gjelle sheqer
4 luge gjelle recel qershie
1 gote uji

 
Pergatitja:
Hedhim ujin dhe sheqerin ne nje ene dhe e vendosim ne zjarr, duke pregatitur keshtu sherbetin. Pasi eshte pregatitur sherbeti, ne enen ku do pregatisim zupin do shtrojm biskotat dhe do i sperkasim me sherbet deri sa ato te zbuten. me pas, mbi to perhapim gjysmen e mases se recelit. Vendosim ne zjarr 1 liter qumesht dhe nderkohe qe qumeshti zien, ne nje pjate te thelle tresim pudingun me shije cokollate si dhe dy luge gjelle sheqer me 8 luge uje. Kur qumeshti arrin piken e vlimit i hedhim masen e perftuar ne pjate dhe trazojme vazhdimisht qe pudingu mos te behet kokrriza-kokrriza derisa masa te trashet. Pudingun e shtrojme ne enen ku kemi vendosur biskotat e sperkatura me sherbet dhe e leme pese minuta te ftohet. nderkohe pregatisim edhe budingun me shije vaniljeje ne te njejten menyre si pregatitem budingun me shije cokollate.ne enen e zupit shtrojme nje shtrese te dyte me biskota te cilat i sperkasim me sherbet si dhe u hedhim pjesen e mbetur te recelit. Siper kesaj shtrese hedhim budingun me shije vaniljeje. Pasi beme dhe kete, enen e zupit e vendosim ne ngrirje per pak ore.
Ju befte mire!

e enjte, 8 korrik 2010

OKTAPOD ME SALCE TE BARDHE

Perberesit per 4 persona:
  •  Oktapod 1 kg
  • krem Hopla 3 luge gjelle
  • 1/2 luge gjelle gjalp
  • leng limoni per te vendosur oktapodin
Pergatitja:
Para se ti skuqim oktapodet i vendosim ne uje me limon per 2-3 ore.Pasi i kemi hequr nga uji i thajme me beze dhe i vendosim ne tigan ku kemi shrire gjalpin. I leme aty deri sa te skuqen dhe te marrin formen e nje kerpudhe.Pastaj hedhim salcen pak kripe dhe fara djegese(sipas deshires) dhe i leme derisa te krijohet nje mase e njetrajtshme. Serviren me sallate jeshile dhe vere te bardhe.
JU BEFTE MIRE!

e diel, 4 korrik 2010

Buke e thekur me veze!!!!!!!!!!

Përbërësit për 4 persona

  • 4 kokrra veze
  • 4-7 feta bukè
  • vaj (sipas nevojes)
  • krip (sipas nevojes)
  • qumesht
  • tigan
  • pirun
  • tas porcelani

Udhëzime per pergatitjen

Marrim tasin e porcelanit , hedhim vezèt nje e nga nje duke i rrahur,, hedhim kripè sipas deshires edhe duhet kontrolluar sasia,mos i hidhni me tepricè ben dèm per veshkat:)
Vezet me kripen i rrahin deri sa te behen nje,,,hedhim qumesht 2 lugè,, i rrahim,, nderkohe qè i rrahim vezèt vèmè ne zjarr mesatar tiganin me vaj,, ngrohet vaji,, marrim bukèn dhe fetat e bukès i kalojme ne vezè nga te 2 anèt,, i vèmè ne tiganin me vaj i lèmè deri sa te marrin nje siperfaqe te kuqe.
Nje nga menyrat per te nisur nje mengjes plot energji,ju befte mire.

e shtunë, 3 korrik 2010

Pingjire...embelsire e qytetit korcar!

Përbërësit per 3 vete:

* 7 veze
* 200 gr sheqer
* 235 gr miell
* kakao 1 luge
* 150 l vaj
* sode 1 luge kafeje
* kos 1 litër

Pergatitja

Ne nje ene te thelle hedhim vezet i ndajm te verdhen nga bardha dhe i rrahim, me pas i shtojme dhe te verdhat e vezeve i perziejm mire dhe hedhim sheqerin, me pas shtojm vajin i perziejm dhe shtojme miellin me pas hedhim soden dhe kakaon dhe ne fund hedhim dhe kosin. Pjekja behet per 45 minuta ne nje temperature furre rreth 230 grade!