- 3 veze te ziera
- 7 feta te holla pancete
- 1 kokerr e vogel qepe e kuqe
- 3 luge vaj ulliri
- 300 gr spinaq
- 150 gr kerpudha
- 3 luge gjelle yndyre (perdorni ynderen e pancetes kur ta skuqni)
- 3 luge uthull e kuqe (ne vend te uthulles mund te hidhni vere per gatim)
- 2 luge caji sheqer
- 1 maje luge kripe
Filloni te zieni e vezet dhe pasi te jene zier, qerojini dhe lerini te ftohen. Pasi te jene ftohur pritini ne rrathe.Ne nje tigan vendosni fetat e pancetes dhe skuqeni deri sa te marre ngjyre te arte.Pasi te jene skuqur , hiqini nga zjarri dhe yndyren e mbetur mos e hidhni, panceten lereni te ftohet pake dhe filloni ta prisni ne copa me te vogla. Prisni qepen ne rrathe ose kubik dhe shojeni ne nje tigan me pak vaj ulliri, po ashtu shtoni dhe kerpudhat. Vendoseni tiganin ne zjarr dhe lereni qepen e kerpudhat te skuqen duke i kaurdisur here pas here. Pasi te jene skuqur hiqini nga zjarri dhe vendosini ne nje pjate. Lani dhe pastroni spinaqin. Nese spinaqi eshte me flete te medha pritini flete ne madhesin e deshiruar.Spinaqin hidheni ne pjate sallate. Filloni te pergatisni salcen e pancetes. Yndyren e ruajtur te pancetes perzijeni me sheqerin dhe uthullen, lerini derisa te filloj te krijohet nje mase e karamelizuar ne zjarr te mesem (kujdes me sheqerin te mos te ngjisi dhe te mos karamelizohet shume). Te tasi ku keni vendosur spinaqin vendosni panceten, vezet, kerpudhat dhe shtoni edhe salcen e pancetes. Ne fund sperkateni me pak kripe dhe perzijeni. Nese deshironi mund te shtoni edhe djath kackavall ose te bardhe.
Nuk ka komente:
Posto një koment