e martë, 6 korrik 2010

Sallate me oriz dhe karkaleca deti!


Perberesit
125g oriz
3 domate,
Gjysem kavanozi me bizele
4 luge gjelle vaj,
1luge gjelle mustarde,
karkaleca deti te qeruar,
ullinj te zinj,
1 spec
2 veze
50g rrush i thate (stafidhe)
1 luge gjelle e gjysem me uthull
kripe
piper
majdanoz
  
Pergatitja
 Orizi hidhet ne nje tenxhere me uje me kripe qe valon dhe lihet te zieje per 15-20min sipas llojitte orizit.Pas zierjes,shperlahet me uje te ftohte dhe kullohet. Zihen vezet fort dhe qerohen. Qerohet speci dhe pritet ne feta te holla per se gjeri. Priten domatet me katersh.
Ne nje sallatiere te madhe pergatitet salca , perzihen uthulla me kripen dhe piperin derisa te tretet kripa.Shtohet mustarda dhe rrihen bashke me to,pastaj edhe vaji dhe vazhdohet derisa salca te behet kremoze.Mbi salce hidhen me radhe orizi, karkalecat, rrushi i thate, speci,bizelet e kulluara,dhe te gjitha keto perzihen mire. Siper sallates vendosen vezet e prera me katersh,domatet,ullinjte dhe majdanozi.

Nuk ka komente:

Posto një koment