e diel, 13 mars 2011

Ballokume Elbasani....

Perberesit
  • 1 kg sheqer
  • 7 kokrra veze
  • 400 gr gjalp
  • 1kg miell misri (i situr)
  • 1 gote caji miell gruri
  • 1 filxhan kafeje qumesht

Perberja
Tretet gjalpi dhe lihet t'i kullojne kriperat. Pastaj gjalpi i shkrire dhe pa kripërat e rëna në fund rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. Rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse përfundimi i përzierjes ndjehet kur të duket se prek fije me dorën që po përzien masën e krijuar. Ndërkohë vezët janë përzier me qumështin më parë dhe shtohen dalëngadalë tek sheqeri i rrahur, duke vazhduar përzierjen e këtij të fundit. Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar perzierjen me dorë. Mielli i grurit hidhet ne fundi. Duhet patur kujdes me hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet 15-30 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Nëse shihet se brumi ka mbetur përsëri si i qullët, atëhere atij mund t’i shtohet edhe një dorë miell. Kështu me këtë brum bollokumet nuk do të prishen gjatë pjekjes. Persa i perket pjekjes lyeni me pak gjalp taven dhe spërkaten me pak miell. Pastaj, nga brumi tashmë i gatuar, formohen me dorë gurabiet me madhësi jo të vogël dhe vendosen mbi tave të larguara nga njëra-tjetra. Paraprakisht furra është nxehur në 170oC. Futet tava në furrë dhe lihet aty derisa bollokumet të formojnë pak kore (jo të skuqen). Nxirret pastaj tava nga furra dhe lihet të ftohet, me qëllim që bollokumet të shkëputen lehtësisht prej saj.

Gezuar Diten e Veres!

e hënë, 17 janar 2011

Lulelaker e skuqur me veze

Perberesit per 4 persona
  • Lulelaker 1kg
  • Miell 1 luge e gjysem gjelle
  • veze 3kokrra
  • 2 luge gjelle djath kackavall
  • Vaj 4 luge gjelle
  • kripe
  • piper
Pergatitja
Ziejme lulelakren dhe pasi te kete zier e ndajme ne dege te vogla dhe e sperkasim me piper, kripe dhe djathe kackavall te grire(ose te bardhe), i kalojme ne miell, ne veze dhe me pas i vendosim per t'i skuqur mire nga te dyja anet.

Pure spinaqi!

Perberesit per 4 persona:
  • Spinaq 1 kg
  • veze 4ose 5 kokrra
  • qumesht 1 gote e gjysem
  • Miell 2 luge gjelle
  • Gjalpe 2luge gjelle
Pergatitja
Pastrojme spinaqin mire dhe e vendosim te ziej per 5 ose 7 minuta ne uje te valuar me kripe, kullohet dhe me pas fillojme ta punojme deris te beht nje mas e lengshme ne trajten e pures. Ne nje tigane hedhim miellin dhe gjalpin dhe i kaurdisim , nderkohe qe akoma nuk e ka marr ngjyren i shtojme qumshtin , kripen dhe e ziejme derisa te behet nje salce qumshti e trashe, me pas shtojme purene e spinaqit dhe dhe vazhdojme ta perziejme lehte, a leme ne zjarre derisa te krijohet nje mase homogjene. Nese ju duket se masa eshte shume e trashe atehere hollojeni me pak qumesht. te nxehte. E heqim nga zjarri dhe persiper i hedhim pak gjalpe. Pureja mund te perdoret si garnityre per pajta te ndryshme me baze mishi.

e hënë, 20 dhjetor 2010

Byrek me rrush te thate!

Perberesit

  • 5 te Bardha veze
  • 1 gote e gjysem me stafidhe(rrush i thate)
  • 2 molle jeshile ose starkinge
  • 1gote uji arra
  • 50 gr gjalpe
  • 6 pete byreku te gatshme (nese keni deshire petet mund ti beni dhe vete)
  • 2 luge gjelle sheqer
  • Kanelle sipas deshires
  • 50 gr cokollate

Pergatitja
Shtroni petet dhe fillojini t'i prisni me shirita me nje trashesi sipas deshires ( trashesia duhet te llogaritet mire pasi kur te palosen nuk duhet qe mbushja te dali jashte). Shkrini gjalpin dhe me gjalpin e shkrire filloni te lyeni shiritat e peteve.Grini mollet ne rende. Filloni te shtroni siper shiritiva arrat, mollet e grira, rrushin e thate dhe cokollaten.Filloni te mbeshtillni shiritat duke bere kujdes qe te mos lini hapsira nga ku mund te dal mbushja. Ne nje ene filloni te perzieni te bardhat e vezeve me sheqerin dhe kanellen derisa te krijohet nje mase homogjene, mepase filloni te lyeni byrackat me kete mase. Pasi te keni lyer byreckat vendosini ne nje tepsi te lyer me pak gjalp dhe lerini te piqen ne nje temperature 200°C.

e shtunë, 27 nëntor 2010

Sallate Spinaqi me pancete!

Perberesit
  • 3 veze te ziera
  • 7 feta te holla pancete
  • 1 kokerr e vogel qepe e kuqe
  •  3 luge vaj ulliri
  • 300 gr spinaq
  • 150 gr kerpudha
  • 3 luge gjelle yndyre (perdorni ynderen e pancetes kur ta skuqni)
  • 3 luge uthull e kuqe (ne vend te uthulles mund te hidhni vere per gatim)
  • 2 luge caji sheqer
  • 1 maje luge kripe
Pergatitja
Filloni te zieni e vezet dhe pasi te jene zier, qerojini dhe lerini te ftohen. Pasi te jene ftohur pritini ne rrathe.Ne nje tigan vendosni fetat e pancetes dhe skuqeni deri sa te marre ngjyre te arte.Pasi te jene skuqur , hiqini nga zjarri dhe yndyren e mbetur mos e hidhni, panceten lereni te ftohet pake dhe filloni ta prisni ne copa me te vogla. Prisni qepen ne rrathe ose kubik dhe shojeni ne nje tigan me pak vaj ulliri, po ashtu shtoni dhe kerpudhat. Vendoseni tiganin ne zjarr  dhe lereni qepen e kerpudhat te skuqen duke i kaurdisur here pas here. Pasi te jene skuqur hiqini nga zjarri dhe vendosini ne nje pjate. Lani dhe pastroni spinaqin. Nese spinaqi eshte me flete te medha pritini flete ne madhesin e deshiruar.Spinaqin hidheni ne pjate sallate. Filloni te pergatisni salcen e pancetes. Yndyren e ruajtur te pancetes perzijeni me sheqerin dhe uthullen, lerini derisa te filloj te krijohet nje mase e karamelizuar  ne zjarr te mesem (kujdes me sheqerin te mos te ngjisi dhe te mos karamelizohet shume). Te tasi ku keni vendosur spinaqin vendosni panceten, vezet, kerpudhat dhe shtoni edhe salcen e pancetes. Ne fund sperkateni me pak kripe dhe perzijeni. Nese deshironi mund te shtoni edhe djath kackavall ose te bardhe.

e martë, 26 tetor 2010

Tullumba!

Tullumbat nje nga embelsirat me te shijshme ne te gjithe Ballkanin. Ja tek eshte receta!
Perberesit per brumin:
1/2 l uje
100 ml vaj
300 g miell
6 veze
 Pergatitja e brumit:
Zieni ujin sebashku me vajin. Uleni zjarrin dhe filloni te hidhni miellin duke e trazuar njekohesisht. Hiqeni nga zjarri dhe vazhdoni ta trazoni deri sa te perfitoni nje mase te njetrajtshme(Homogjene). Lereni te ftohet pak dhe me pas hidhni vezet nje nga nje duke i trazuar njekohesisht. Eshte e rendesishme qe kur te hidhni cdo veze te trazoni masen. Masen e krijuar pas hedhjes se vezeve hidheni ne qesen e pasticeris me maje yll. Format e krijuara vendosini te piqen ne furre , te cilen e kemi parangrohur ne 180 grade. Pjekja quhet realizuar kur tullumbat kane marre ngjyre te verdhe te arte.
Perberesit per sherbetin:
1 kg sheqer
1/2 l uje
2 bustina sheqer pluhur
Pergatitja e sherbetit:
Vendosim per te zier 100 ml uje. Ne nje ene tjeter vendosim 100g sheqer dhe fillojme te nxehim enen dhe te shkrijme sheqerin deri sa te filloj te karamelizohet. Ujin qe kishim vene per te zier e hedhim me kujdes ne enen me sheqer te shkrire(KUJDES: uji duhet te jete i zier , perndryshe po ishte i ftohte kur ta hidhni te ena me sheqerin e shkrire , sheqeri do filloj te kercasi dhe ka rrezik t'ju demtoj.Nese nuk e beni dot kete, atehere anashkalojeni kete faze dhe pergatiteni thjeshte duke i perzier qe te dyja qe prej fillimit ne te njejten ene.)
Pjesen e mbetur te sheqerit dhe ujit pergatitini njelloj si sherbetin e bakllavase, pasi ta keni pergtitur shtoni sherbetin e karamelizuar te pergatitur me perpara dhe perzijeni mire. Pasi ta keni kryer dhe perzierjen , nderkohe qe sherbeti eshte ende i ngrohte shtoni ne te tullumbat dhe lereni per 12 ose 24 ore. Me pas nxirrini dhe servirini te ftohte.
Ju befte mire!  Dasma e Edi Rames. Foto te dasmes se Edi Rames

e martë, 05 tetor 2010

Kek me Karrota

Perberesit per 4 persona
  • sheqer 300gr
  • veze 3 kokrra
  • karrota 300gr
  • 2 lug vaj (luledielli ose misri)
Pergatitja
 Grijme karrota ne nje grirese deri sa te fitojme nje mase viskoze si pure. Ne  nje ene perziejme sheqerin me vezet. I perziejme derisa te fitojme nje mase homogjene, shtojme dy luge vaj dhe vazhdojme perzierjen. Ne fund shtojme puren e karrotave dhe i perziejme per te fundit here derisa te kemi perftuar nje mase vizkoze dhe homogjene. Te gjithe masen e hedhim ne nje tave keku dhe e vendosim ne furre ne 180 grade per 30-45 minuta.Ne perfundim pasi keku te jete gati mund ta sperkatni me sheqer pluhur.
Ju befte mire. Fotot e Marteses te Edi Rames dhe Linda Bashes.Dasma e Edi Rames