e shtunë, 31 korrik 2010

Krah pule me spinaq dhe djath!

Perberesit per 6 veta:                                                         
  • 1 filxhan me djathë të grirë imtësisht
  • 1 filxhan me djathë kackavall
  •   cerek lugë çaji kripë
  •   cerek lugë çaji hudher pluhur
  • cerek lugë çaji piper i zi
  •   spinaq i grire
  • 1 koker vezë
  • 6 copa krah pule
  •   gjysem filxhan caji verë të bardhë

Përgatitja:

Për të përgatitur mbushjen përzieni 7 përbërësit e parë. Ngrohini në temperaturën 350 gradë.Ndajini copat e mishit të pulës në dy pjesë dhe hidhni në mes të masën e përgatitur. Mbështillini, spërkatini me verë dhe mbështillini me letër kuzhine.Vërini të piqen në temperaturën 350 gradë për 30 min duke i spërkatur herë pas here copat e mishit me verë. Këshillohet që të spërkatet dhe pjata ku do të serviret mishi me pak verë (për 6 persona)

e mërkurë, 21 korrik 2010

Qofte me spinaq

Perberesit:
  • 1 kg spinaq( te jete i zier dhe i kulluar paraprakisht)
  • 4 qepe te njoma te grira
  • koper 
  • kripe 
  • piper
  • 4 veze
  • 10 luge gjelle miell
  • 1 filxhan kafeje djath  kackavall  i grire
  • vaj
 Pergatitja
Grijme ne nje ene spinaqin e zier dhe te kulluar paraprakisht. Me pas shtojme, te spinaqi edhe qepet e grira, koper te grire, vezet , miellin, djathin kackavall, kripen dhe piperin (Kujdes: jo Vajin). I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te krijohet nje mase kompakte. Ky eshte edhe brumi qe na nevojitet per qoftet. Vendosim ne zjarr nje tenxhere fundin e te ciles e kemi mbushur me vaj dhe e leme vajin te nxehet. Shkepusim nga brumi masa me madhesine normale te qofteve, i lyejm me miell dhe pasi te sigurohemi qe vaji eshte nxehur, fillojme te skuqim qoftet. Qoftet jane skuqur kur kane marre nje ngjyre kafe te arte. (Skuqja mund te kryhet edhe ne tigan).

e diel, 18 korrik 2010

Mish qingji me speca...

Perberesit
1.5 kg mish qingji
80 gr gjalp
3 speca
2 hudhra
vaj
dafine
kripe
piper
uthull
vere te bardhe

Pergatitja

E presim mishin copa-copa dhe e veme ne nje tigan te gjere bashke me 50 gr gjalpe, pak dafine, dhe fillojme skuqjen me zjarr te vogel dhe pak e nga pak i leshojme veren.Mbas disa minutash hedhim specet e prere ne pjese,hudhren e grire,piper e kripe dhe i lagim me hudhra.Bashkojme mishin me sugon e ngrire dhe i leme te piqen per 15 min me 250 grade.

e shtunë, 17 korrik 2010

Byrek me domate dhe salmon

Byrek me domate dhe salmon

Përbërësit për katër persona :
200 gr brum
500 gr domate të prera
120 gr salmon me vaj
një tufë majdanozi
pak kripë

Pregatitja
Domatet  pritni në feta për së gjati, duke hequr pjesët e panevojshme. Kriposini lehtë dhe vendosini në një kullesë për të humbur ujin. Hapeni brumin në një tavë  të mbuluar me letër zjarrduruese. Shponi pjesën e poshtme me pirun dhe vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Mbulojeni pastaj me domate duke lënë anëve një bordurë prej 1,5 cm. Futini në furrë të nxehur më parë me temperaturë 220 gradë dhe lëreni vetëm për 10minuta. Ulni temperaturën në 200 gradë dhe vazhdoni ta piqni për 20 minuta të tjera, derisa brumi të vijë mirë dhe domatet të jenë pjekur. Nxirreni nga furra dhe vendosni në qendër filetot e salmonit. Mbuloni sipërfaqen me fletët e borzilokut dhe majdanozit dhe lëreni të ftohet para se ta shërbeni.

e martë, 13 korrik 2010

Rizoto me spinaq dhe speca!

 

Përbërësit

  • 230 gr speca
  • tre duar spinaq
  • oriz
  • djath kackavall i grire

Pergatitja

Ne fillim skuqim specin dhe i hedhim me pas spinaqin, e leme te thahet pak dhe i hedhim orizin. Fillojme ti hedhim ujin e grohte pak nga pak deri sa orizi te ziej dhe te behet nje mase kremoze ne fund i hedhim nga siper djath kackavall

e enjte, 8 korrik 2010

OKTAPOD ME SALCE TE BARDHE

Perberesit per 4 persona:
  •  Oktapod 1 kg
  • krem Hopla 3 luge gjelle
  • 1/2 luge gjelle gjalp
  • leng limoni per te vendosur oktapodin
Pergatitja:
Para se ti skuqim oktapodet i vendosim ne uje me limon per 2-3 ore.Pasi i kemi hequr nga uji i thajme me beze dhe i vendosim ne tigan ku kemi shrire gjalpin. I leme aty deri sa te skuqen dhe te marrin formen e nje kerpudhe.Pastaj hedhim salcen pak kripe dhe fara djegese(sipas deshires) dhe i leme derisa te krijohet nje mase e njetrajtshme. Serviren me sallate jeshile dhe vere te bardhe.
JU BEFTE MIRE!

e martë, 6 korrik 2010

Mish pule me salce te bardhe!!!

 Përbërësit për 3 vet

  • gjysem kg mish i bardhe pule
  • gjysem liter krem hopla
  • djath i bluar i bardhe
  • kackavall
  • djalth i bluar parmezan
  • erëza

Pregatitja

Mishin e bardhe e presim ne rriska te gjata dhe te holla ne forme gishti. E skuqim per rreth 10 minuta. Nderkohe qe tigani me kete mase eshte ende mbi pllake te nxehte, mbi te hedhim kremin hopla dhe te gjitha llojet e djathrave si dhe erezat.Te gjitha keto i leme te vlojn ne temperature te ngadalshme perafersisht 20 minuta. Sherbehet me patate te skuqura apo me lloje te ndryshme makaronash ose orizi.